Loading…

Putinit i rrezikohet jeta pas humbjes së Kherson, ‘rusët nuk i duan carët humbës’

  • 24/11/2022 | 16:39

Putinit i rrezikohet jeta pas humbjes së Kherson, ‘rusët nuk i duan carët humbës’

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, frikësohet se mund të vritet nëse Rusia përjeton tjera dështime në fushëbetejë ka deklaruar këshilltari i presidentit ukrainas Vladimir Zelensky, transmeton Gazeta Metro.


Oleksiy Arestovych analist i inteligjencës dhe këshilltar i presidentit ukrainas Zelensky, ka thënë se çlirimi i territorit nën kontrollin e Rusisë ka shkaktuar frikë të madhe në Kremlin se Ukraina mund ta fitojë luftën.

Siç ka raportuar gazeta Times, ai është i mendimit se Putin nuk ka shumë qetësi në Kremlin pasi rusët nuk kanë respekt për carët që humbin luftërat.

“Ai frikësohet shumë pasi në Rusi nuk ka falje për carët që humbin luftërat. Ai tani po lufton për jetën e tij. Nëse humb luftën, së paku në kokat e rusëve, kjo do të jetë fundi. Fundi i tij si figurë politike. E ndoshta edhe në aspektin fizik.”

Rëndësia e madhe e Kherson për shkak të ndërlidhjes me Krimenë dhe portin ukrainas Odesa më në perëndim ka shkaktuar që kjo humbje dhe urdhri i Putin për trupat që të tërhiqen të interpretohet si një turp i madh.

Tërheqja e rusëve nga Kherson ka nxitur ata të sulmojnë me dëshpërim në frontin lindor e të planifikojnë ofensivë të re nga Bjellorusia, ka thënë Arestovych.

“Kjo ka detyruar edhe njerëzit që janë shumë besnik ndaj Putin të dyshojnë se do të mund të fitojnë në këtë luftë” ka thënë Arestovych.

Ai shtoi se trupat ruse do të nisin ofensivën e Bjellorusisë deri në Donbas dhe poashtu do të provojnë që të pushtojnë centralin bërthamor në qytetin Rivne.

Sipas Arestovych, Putin do të kërkojë që Krimea, Dontesk dhe Luhansk do të vihen nën kontrollin rus si një mënyrë për ta shpallur si fitore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
m[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë