Loading…

Puzzlewood – pylli i mistershëm që joshë kineastët (FOTO)

  • 26/11/2016 | 15:55

Puzzlewood – pylli i mistershëm që joshë kineastët (FOTO)

Puzzlewood është një destinacion i popullarizuar turistik në pyjet Dean, në Gloucestershire të Anglisë. Kjo trevë dominohet nga formacionet e veçanta të shkëmbinjve, shpellat e mistershme dhe drunj të vjetër, si dhe një mori stigjesh enigmatike, që duken sikur labirinth.

Në Puzzlewood janë xhiruar filmat “Merlin” dhe “Dr. Who”…, ndërsa ka shërbyer si inspirim edhe për një pjesë të filmit “Lord of the Rings” të Tolkienit (i cili është vizitor i rregullt i këtij pylli).

Puzzlewood angli 004

Përgjatë viteve, në këtë pyll janë gjetur me shumë se 3.000 monedha romake të shekullit të 3-të. Ndërkaq, që nga koha kur romakët janë larguar nga Puzzlewood, të gjitha stazat, shkallët dhe strukturat që dikur kishin shërbyer për nxjerrjen dhe transportin e xeheve, janë mbuluar nga lisat dhe myshku – duke i dhënë aurë shtesë misterit që mbulon këtë pyll dhe kënaqësi të veçantë për gjahtarët e thesarëve.

Pos pyllit, në Puzzlewood mund të gjenden dhe kafshët shtëpiake, tavolinat për piknik, disa kefene, dyqani i suvenirëve si dhe këndi i lodrave për fëmijë. Turistët ndërkaq, mund ta vizitojnë këtë trevë mistike duke paguar biletën që kushton 5 funte.

Puzzlewood angli 008Puzzlewood angli 006Puzzlewood angli 005Puzzlewood angli 013Puzzlewood angli 003Puzzlewood angli 002Puzzlewood angli 010Puzzlewood angli 012Puzzlewood angli 014Puzzlewood angli 015Puzzlewood angli 007Puzzlewood angli 011Puzzlewood angli 001

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë