Loading…

Pyetet Dacic: Trump, Merkel, Macron, Mogherini, të gjithë dridhen dhe askush s’ka ç’ti bëjë një Haradinaj

  • 14/06/2019 | 14:14

Pyetet Dacic: Trump, Merkel, Macron, Mogherini, të gjithë dridhen dhe askush s’ka ç’ti bëjë një Haradinaj

Serbia do të marrë pjesë në takimin në Paris nëse Prishtina e heq taksën në mallin serb, ka thënë Dacic, transmeton Gazeta Metro.


Sipas fjalëve të ministrit të punëve të jashtme të Serbisëm Serbia do të marrë pjesë në takimin në Paris nëse Prishtina e heq taksën në mallin serb, por është pyetje se kryetari francez Emmanuel Macron sërish mund të lejojë që fjala e tij nuk do të thotë asgjë në raport me “madhësinë e një Haradinaj”.

“Trump, Merkel, Macron, Mogherini, të gjithë dridhen dhe askush s’ka ç’ti bëjë një Haradinaj. Dhe të gjithë presin që ne ta besojmë këtë përrallë”, ka thënë Dacic për RTS-në, transmeton B92. Ai ka përkujtuar se kryetari i Serbisë Alkesandar Vucic disa herë ka theksuar se Beogradi është i gatshëm të bisedojë nëse hiqen taksat.

Dacic ka thënë se bëhen presione të mëdha rreth takimit, se gjermanët flasin se nuk është e vërtetë se nuk kanë bërë presion mbi kryeministrin kosovar Ramush Haradinaj.

Sipas fjalëve të tij, nuk janë të gjithë në botë të entuziazmuar me iniciativën e Parisit e të Berlinit, ndërsa që Uashingtoni, siç ka thënë ai, të shikojë nga anash për t’u përfshirë, nëse kjo nuk ia del. Po ashtu, ai ka shtuar se BE-ja po e pret përfaqësuesin e ri të lartë për politikë të jashtme e siguri.

“Në këtë çast është vështirë të thuhet se a do të ketë takim apo jo. Serbia sigurisht se do të marrë pjesë në të, ne do të marrim pjesë gjithkah, por është pyetje se a mund të lejojë sërish Macron që fjala e tij të mos thotë asgjë në krahasim me madhësinë e një Haradinaj”, ka thënë Dacic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë