Loading…

PZAP e hedh poshtë kërkesën e VV’së për rinumërim të rreth 5 mijë fletëvotimeve të diasporës

  • 21/10/2019 | 16:00

PZAP e hedh poshtë kërkesën e VV’së për rinumërim të rreth 5 mijë fletëvotimeve të diasporës

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e afro pesë mijë fletëvotimeve të diasporës, të pranuara në KQZ prej datës 8 deri më 11 tetor, shkruan Gazeta Metro.


Sipas PZAP’së, kjo kërkesë nga VV për numërimin e 4 mijë e 639 fletëvotimeve është hedhur poshtë, pasi që ato nuk kanë ardhur dhe nuk janë numëruar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Lidhur me këtë rast, PZAP deklarojnë se KQZ ende nuk ka marrë vendim lidhur me rinumërimin e këtyre fletëvotimeve, prandaj paneli vlerëson se nuk është nën juridiksionin e këtij institucioni që në këtë fazë të procesit të vendosë lidhur me numërimin e fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës.

Nga PZAP thonë se marrin vendime vetëm pas vendimeve të KQZ;së. Rreth këtij rasti nga KQZ nuk është marrë ende ndonjë vendim lidhur me rinumërimin apo refuzimin për rinumërim të 4639 pakove me fletëvotime të ardhura nga votuesit jashtë vendit.

Megjithëkëtë këtë, Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me mbi 4 mijë vota të mërgatës të ardhura përmes postës pas afatit ligjor.

Në anën tjetër zyrtarë të LVV’së, gjatë javës së kaluar ushtroi ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me mos numërimin në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të 4639 të dërgesave postare me fletëvotime të ardhura nga mërgata.

“Mbrëmë u numëruan 13 491 fletëvotime të votuesve nga mërgata. Presim që PZAP, të marrë vendim brenda afateve ligjore dhe të urdhëroj KQZ-në, shërbimin për votimin jashtë vendit, që pa vonesë të procedojë për numërim të gjitha fletëvotimet e ardhura nga mërgata jonë”, kishte shkruar zyrtari i VV’së, Adnan Rrustemi.

“Arsyetimet procedurale që artificialisht po i mbivendosen vullnetit të lirë të zgjedhësve nga mërgata e cenojnë demokracinë. Andaj ato fletëvotime duhet të numërohen”, thuhej në ankesën e LVV’së. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë