Loading…

PZAP refuzon votat e vonuara të diasporës

  • 20/10/2019 | 18:44

PZAP refuzon votat e vonuara të diasporës

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka vendosur që t’i refuzojë katër mijë e 639 fletëvotime nga diaspora, transmeton Gazeta Metro.


Kjo pasi që PZAP ka vlerësuar se këto fletëvotime kanë arritur me vonesë në Kosovë përmes postës pas afatit ligjor.

“PZAP në seancën e mbajtur me datë 19.10.2019, ka shqyrtuar ankesat: Anr.375/2019 të paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me datë 17.10.2019 dhe 376/2019 të paraqitur nga Organizata GERMIN me datë 18.10.2019, me të cilat është kërkuar që të pranohen nga KQZ 4,639 fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës dhe ka marrë vendim për te hedhur si te palejuara apelet e lartë theksuara”, thuhet në njoftimin e PZAP’së. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë