Loading…

PZAP sot merr vendimin për numërimin e rreth 5 mijë votave të diasporës të ardhura me vonesë

  • 28/10/2019 | 08:50

PZAP sot merr vendimin për numërimin e rreth 5 mijë votave të diasporës të ardhura me vonesë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa(PZAP), do të mblidhet sot për të marrë vendim në lidhje me numërimin e rreth 5 mijë votave të diasporës, të ardhura me vonesë në Kosovë, shkrua Gazeta Metro.


Edhe pse e kishte parë si të pabazuar kërkesen e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e këtyre votave, ky vendim i PZAP’së për mosnumërim është anuluar nga Gjykata Supreme e cila e ka parë të ligjshme një kërkesë të tillë.

Në anën tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kanë njoftuar se numërimi i votave me kusht dhe i atyre nga personat me aftësi të kufizuar ka përfunduar, ndërsa pritet që PZAP të marrë vendimin e saj dhe KQZ do të veprojë në përputhje me atë veprim.

“Sipas vendimit, PZAP-i duhet të rivendosë lidhur me çështjen në fjalë. Shpallja e rezultateve nuk mund të bëhet pa u marrë një vendim nga PZAP-i, prandaj edhe duhet që të presin vendimin për të proceduar me hapat e tjerë”, ka deklaruar zëdhënësi për media i KQZ’së, Valmir Elezi.

Nëse vendoset që këto 5 mijë vota të numërohen, është koalicioni AKR-Nisma ai i cili pret që këto vota të jenë përcaktuese nëse ky koalicion do të kalojë pragun zgjedhor prej 5%. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë