Loading…

PZAP vendos për ankesën e LDK-së kundër Arben Vitisë, rreth shpërndarjes të materialit zgjedhor

  • 02/11/2021 | 09:13

PZAP vendos për ankesën e LDK-së kundër Arben Vitisë, rreth shpërndarjes të materialit zgjedhor

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka hedhur si të palejuar ankesën me numër Anr.721/2021 të datës 28.10.2021 të parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës kundër kandidatit për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e VV-së, Arben Vitia.


LDK kishte paraqitur ankesë në PZAP kundër Arben Vitisë për shkak të shpërndarjes së materialit zgjedhor në Facebook, në zgjedhjet lokale të zhvilluara më 17 tetor 2021.

Në arsyetimin e vendimit të PZAP-së, thuhet se “PZAP-i me datë 28.10.2021 ka pranuar ankesën Anr.721/2021, paraqitur nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës në të cilën pretendohet se më datë 28 tetor 2021, aktivistët e LDK-së rreth orës 12:00, kanë vërejtur se kandidati për kryetar komune të Prishtinës, Arben Vitia nga radhët e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka shpërndarë material zgjedhor (video) 13 sekondash në të cilën bënë thirrje për votim, pa bërë specifikim e duke iu drejtuar të gjithëve pa dallim, madje në një periudhë që ende nuk janë certifikuar rezultatet e duke bërë nxitje e ndërhyrje në votim. Si provë kësaj ankese i ka bashkangjitur linkun e videos së përmendur në ankesë”.

Poashtu thuhet se paneli, pas shqyrtimit të lejueshmërisë së ankesës gjeti se ankesa është e palejuar sipas Nenit 33 dhe 44 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, Rregullës Zgjedhore Nr.11/2013, Kodi i Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët dhe Rregulla Zgjedhore Nr.13/2013 Fushata e zgjedhjeve dhe njoftimi për ngjarjet politike, përcaktojnë aktivitetet e subjekteve politike gjatë periudhës së fushatës zgjedhore ku ndalojnë veprimet e subjekteve politike, mbështetësve të tyre ose kandidatët e tyre gjatë fushatës zgjedhore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë