Loading…

PZAP vendos rinumërim votash të kuvendit komunal edhe në një tjetër komunë

  • 08/11/2021 | 15:26

PZAP vendos rinumërim votash të kuvendit komunal edhe në një tjetër komunë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim për rinumërimin e votave të kandidatëve nga radhët e LVV-së, LDK-së, PDK-së e AKR-së për Kuvend Komunal në Mitrovicën e Jugut.


Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen e PZAP-së.

Ankesat e kandidatëve janë përfaqësuar nga avokatet Berat dhe Mirsad Peci.

“Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rinumërojë të gjitha fletëvotimet për kandidatët për Kuvend Komunal në Mitrovicën e Jugut për subjektet politike LVV, LDK, PDK dhe AKR”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë