Loading…

Qahen serbët: Fajin e kanë amerikanët që spiuni rus korruptoi spiunin serb

  • 21/11/2019 | 11:40

Qahen serbët: Fajin e kanë amerikanët që spiuni rus korruptoi spiunin serb

Mediat serbe e publiku serb janë të mllefosur me sekretet e skandalet që po ju dalin në shesh, ankohen për fushatë e operacione subversive kundër tyre. Dy shtete të huaja i fajësojnë jo drejtpërdrejt,SHBA’të dhe Bullgarët. Skandali i fundit i publikuar me dëshmi pamore ka shkaktuar krizë në Serbi e detyroi Presidentin serb Vucic të mbledhë sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar të Serbisë, transmeton Gazeta Metro.


Deputeti serb, Milovan Drecun, kryetar i komisionit parlamentar të Serbisë për Kosovën tha se po bëhet fushatë e operacioneve hibride kundër Serbisë me qëllim të ndikimit në politikat e brendshme dhe të jashtme.

E kush është pala e tretë që publikoi pamjet e korruptimit të spiunit rus? Sipas mediave serbe që po mundohen të relativizojnë situatën, si zakonisht amerikanët. Ishte portali serb Blic që shkruan se amerikanët kanë provuar mbi 50’të herë të publikojnë videon e takimit të spiunit rus me atë serb por ishin ndaluar nga rusët.

Televizioni serb Tv Prva kishte të ftuar ish agjentin serb Ljuban Karan, kolonel i pensionuar i Shërbimit të Kundër Zbulimit (Kontra Obavestajna Sluzba) të shpjegonte situatën për publikun serb, i cili e cilësoi përcjelljen dhe publikimin e xhirimit-spiunazh.

Karan doli në përfundim që personi i përfolur si zyrtar i lartë i inteligjencës serbe në video ka shitur informacion për para. Por shtoi se ata që e publikuan xhirimin nuk i duan të mirën Serbisë, sipas tij.

“Kushdo që e bëri këtë nuk kishte qëllime të mira ndaj Serbisë, posaçërisht me publikimin e atij xhirimi” e theksoi se pikërisht publikimi i këtij xhirimi është shenjë se synimi ishte krijimi i një afere për të dëmtuar marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë.

Ai u pyet se a mund të thuhet se ishin amerikanët ata që e publikuan atë xhirim, Karan nuk kishte dyshime e tha se ai ka disa arsye për të arritur në atë përfundim. NATO dhe shërbimet e tjera perëndimore janë më aktiv në Serbi sesa rusët, është njëra arsye, ndërsa e dyta sipas Karan, është qëndrimi i Washington se Rusia ka ndikim malinj në Ballkan.

Sipas Karan është e pamohueshme profesionalizimi i përcjellësit të ngjarjes. Ai kishte filmuar aferën nga të gjitha këndet pa i ikur asnjë detaj dhe duke e ditur saktësisht vendin dhe kohën e natyrën e takimit tĽ dy spiunëve.

Ndikimi malinj i Rusisë, jo vetëm në Ballkan, është dëshmuar mjaftueshëm tani më. Posaçërisht tani kur dy agjentë rus janë dënuar për tentim grusht shteti në Mal të Zi këtë vit. Helmimet e ish agjentëve në Mbretërinë e Bashkuar, në disa raste.

Me 18 nëntor ishte postuar në rrjetin social Youtube se një agjent rus takoi një serb dhe këtij të fundit i dorëzon qese plastike ku vërehet se kishte zarf me para. Personi i xhiruar në video, tani i konfirmuar si Georgy Kleban ka shërbyer si ndihmësi i Atasheut Ushtarak në Ambasadën e Rusisë në Beograd. Përndryshe ai është zbuluar si agjent i  Agjencisë Ushtarake të Inteligjencës së Rusisë, GRU’së famëkeqe./

Po ashtu dje Agjencia e Sigurisë së Serbisë (BIA) e kishte konfirmuar dje se pretendimi se agjenti në xhirim ishte serb ishte i saktë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë