Loading…

Qalaj: Opozita po ftohet në takim nga Qeveria e presidentja pasi po ndodhin ngjarjet

  • 02/08/2022 | 22:31

Qalaj: Opozita po ftohet në takim nga Qeveria e presidentja pasi po ndodhin ngjarjet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj tha se nuk ka opozitë kur është në pyetje integriteti territorial i Kosovës.


Pavarësisht që opozita dhe Qeveria mund të kenë dallime në aspekte të caktuara, kur bie fjala për çështje madhore, Qalaj thotë se Qeveria duhet ta konsiderojë opozitën partnere.

“Është bërë një praktikë shumë e keqe që zakonisht partitë opozitare ftohen në takim pasi të ndodhin ngjarjet. Është mirë që kjo Qeveri e vendit, kjo presidente e vendit, ta konsiderojnë opozitën, partitë tjera si partnerë si pjesë edhe në vendimmarrje para se të ndodhë ngjarja. Për çështje të mëdha edhe PDK edhe LDK dhe AAK gjithmonë kanë deklaruar që nuk ka opozitë për integritet territorial nuk ka opozitë ne jemi një. Ne dallojmë në pikëpamje të ndryshme ndoshta për tregtinë, ekonominë, arsimin mirëpo kur flasim për çështjen e integritetit të vendit absolutisht nuk kemi dallime”, tha Qalaj në emisionin “Ditari”.

Teksa theksoi se Partia Demokratike e Kosovës e ka përkrahë dhe do ta përkrahë çdo vendim legjitim të Qeverisë së Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë