Loading…

Që 1 vit dështoi, por Lajcak paralajmëron se ka plane të reja për dialogun Kosovë-Serbi

  • 05/02/2021 | 09:22

Që 1 vit dështoi, por Lajcak paralajmëron se ka plane të reja për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, po paralajmëron se ka planet të reja në lidhje me dialogun mes dy shteteve, shkruan Gazeta Metro.

Ani pse deri tani Lajcak ka dështuar dhe nuk ka arritur asnjë lloj marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka treguar për punën e tij para ambasadorëve dhe delegatëve të BE’së.

Lajcak që deri tani ka arritur vetëm takime boshe mes palës kosovare dhe asaj serbe, nuk ka sjellë ndonjë rezultat të ndonjë marrëveshje.

Ai madje vetëm ka propozuar ide të rrezikshme dhe ka kërcënuar Kosovën se duhet ta ndryshojë edhe Kushtetutën e vendit për të arritur marrëveshje me Serbinë.

“Sot informova ambasadorët dhe delegatët e BE-së për vitin tim të parë në punë, si dhe ua shpjegova planet për javët dhe muajt pasues. Jam shumë i inkurajuar me mbështetjen e fortë të të gjitha shteteve anëtare të BE-së”, ka thënë Lajcak.

Kujtojmë se Lajcak njihet ndryshe si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë