Loading…

Që nga ardhja e Kurtit në pushtet është ndaluar akademia përkujtimore për Zahir Pajazitin, ndërsa sot bën homazhe

  • 31/01/2023 | 20:41

Që nga ardhja e Kurtit në pushtet është ndaluar akademia përkujtimore për Zahir Pajazitin, ndërsa sot bën homazhe

Që nga ardhja e Albin Kurti në Qeveri, është ndaluar akademia përkujtimore për heronjtë e UÇK’së, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, ka thënë sot ish-luftëtari i UÇK’së, Latif Gashi, shkruan Gazeta Metro.


Sot është 26 vjetori i rënies heroike të komandantit të UÇK’së, Zahiri Pajaziti me bashkëluftëtarët Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Mirëpo sipas ish-luftëtarit të UÇK’së, Latif Gashi, që nga ardhja e Kurtit në Qeveri është ndaluar akademia përkujtimore për heronjtë e UÇK’së.

“Turpi ka emër, historia nuk rishkruhet”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq ai ka treguar se akademitë përkujtimore u mbajtën për çdo 31 Janar, nga viti 2008 e deri në vitin 2019.

Ai madje ka publikuar edhe një ftesë të vitit 2019, akademi përkujtimore kjo që ishte nën përkujdesen e presidentit Hashim Thaçi.

“Të nderuar bashkëluftarë dhe qytetarë, ju ftoj të merrni pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar Komandantit Zahir Pajaziti dhe eprorëve Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, e cila do të mbahet nën përkujdesjen e Presidentit të Republikës së Kosovës: Sh.T.Z Hashim Thaçi. Akademia mbahet me 31 Janar 2019 ora 12:00 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë. Nderime për Heronjët dhe luftën e UÇK-së!”, thuhet në ftesë.

Ndërkaq sot presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe anëtarë të Qeverisë, për t’u dukur mirë para publikut, shkuan sot dhe bën homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë.

Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se vendosën lule të freskëta tek përmendorja e heroit Zahir Pajaziti pas 26 vjetëve që komandanti Pajziti bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën ranë heroikisht në Pestovë të Vushtrrisë.

Ndryshe më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, derisa grupi i tyre zbulohet nga sigurimi serb, të cilët kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.

Aktivitetet ushtarake, Zahir Pajaziti i filloi gjatë viteve 90-ta. Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët tjerë filluan të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë