Loading…

Që nga marsi në Malishevë janë regjistruar 428 persona të infektuar me Covid-19 dhe 27 të vdekur

  • 28/11/2020 | 17:38

Që nga marsi në Malishevë janë regjistruar 428 persona të infektuar me Covid-19 dhe 27 të vdekur

Që nga rastet e para me koronavirus në Kosovë, në Komunën e Malishevës ka pasur 428 të infektuar dhe  27 të vdekur, shkruan Gazeta Metro.


Ndërsa, në komunën e Malishevës sot janë konfirmuar 4 raste të reja me virusin Covid-19, shkruan Gazeta Express.

“Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar katër raste të reja me covid-19. Të dhënat janë të konfirmuara nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe nga kontaktet me rastet në terren. Raste e reja të regjistruar sot vijnë nga këto vendbanime: 2 raste në Drenoc dhe 1 rast në Lladrvoc dhe Temeqinë”, është bërë e ditur në njoftimin e komunës.

Në ndërkohë qysh nga fillimi i pandemisë në komunën e Malishevës janë regjistruar 428 raste pozitive me koronavirus, 307 janë shëruar dhe 27 të tjerë kanë humbur jetën me këtë virus.

“Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020 e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 428 raste, prej tyre 307 janë shëruar, 27 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 94 persona”, është bërë tutje e ditur në njoftim. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë