Loading…

Që tri vite e gjysmë, QKMF në Suharekë udhëhiqet nga ushtrues detyre, Komuna hap konkurs pak para zgjedhjeve lokale

  • 11/06/2021 | 13:02

Që tri vite e gjysmë, QKMF në Suharekë udhëhiqet nga ushtrues detyre, Komuna hap konkurs pak para zgjedhjeve lokale

Që tri vite e gjysmë Qendra Klinike e Mjekësisë Familjare (QKMF), në Suharekë udhëhiqet me ushtrues detyre, të drejtorit, ndërsa tani pothuajse më pak se pesë muaj para zgjedhjeve lokale, Komuna ka hapur konkurs për drejtor, shkruan Gazeta Metro.


Kanë kaluar më shumë se një vit që kur Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë udhëhiqet me ushtrues detyre të drejtorit, kjo pasi që drejtori i deri atëhershëm ishte pensionuar dhe për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia kjo qendër deri sot ka mbetur me ushtrues detyre të drejtorit.

Megjithatë zgjedhja e drejtorit të ri pritet të bëhet së shpejti, kjo në bazë të konkursit të hapur nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DShMS) në fund të marsit.

Ky konkurs është hapur pothuajse më pak se pesë muaj para zgjedhjeve lokale.

Kjo QKMF e cila udhëhiqet nga ushtrues detyre tash e 3 vite e gjysmë, duket se do të bëhet me drejtor me detyrë të plotë.

Sipas listës së DSHMS’së për pozitën e drejtorit të QKMF’së në Suharekë katër kandidatë i janë nënshtruar testit me shkrim, për të vazhduar sot në intervistën me gojë.

Kujtojmë se më 17 mars të vitit 2020, drejtori i atëhershëm i QKMF’së, Dr. Salih Bytyçi, zyrtarisht kishte përfunduar karrierën e tij si udhëheqës i këtij institucioni, për shkak të pensionimi të tij.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 ai kishte vazhduar ta ushtronte detyrën e drejtorit deri në muajin prill, ku i kishte liruar vendin Dr.Arbër Zenelaj, i cili ishte emëruar ushtrues detyre i pozitës së drejtorit të QKMF’së, ku edhe ky i fundit për shkak të vazhdimit të studimeve i kishte liruar pozitën Dr.Sale Bytyqi e cila edhe sot është u.d. e drejtorit.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kandidati për kryetar të Suharekës nga LDK, Ardian Shala, duke thënë se kjo është e pashpjegueshme.

“Është e pashpjegueshme si ekziston mundësia për 3 vjet e gjysmë QKMF në Suharekë udhëhiqet me ushtrues detyre – drejtor , ndërsa tani më, pothuajse edhe 4 apo 5 muaj para zgjedhjeve lokale hapet konkurs për drejtor të QKMF. Për edhe më keq qysh tani dihet kush do të zgjidhet drejtor-eshë”, ka shkruar ai.

Më poshtë shkrimi i plotë i tij. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë