Loading…
Qefini i Torinos: Pëlhura që u mbulua Krishti, apo thjesht një falsifikim interesant
  • 25/06/2019 | 22:58

Qefini i Torinos: Pëlhura që u mbulua Krishti, apo thjesht një falsifikim interesant

Qefini i Torinos mund të jetë relikja më e famshme fetare, që përveç seriozitetit të saj shumë studius e kanë quajtur falsifikim, dhe pretendim për ta bërë historike atë gjë. Mirëpo shumë të krishterë besojnë se qefini, e cila duket se ka gjurmë të trupit të një njeriu, është rroba e varrimit të Jezu Krishit, shkruan Gazeta Metro.


Trupi duket se ka plagë, që përkojnë me përshkrimin e Biblës për vuajtjet e Jezusit në kryq. Shumë dijetarë kundërshtojnë vërtetësinë e qefinit, dhe thonë se ajo i përket Mesjetës.

Studiuesit debatojnë mbi ekzistencën e tij para vitit 1390, duke e përshkruar periudhën para kësaj date, si një “terren shumë i zymtë”. Edhe gjatë epokës së Mesjetës kishte mosmarrëveshje mbi origjinalitetin e pëlhurës, me pretendimet e zyrtarëve të kishës, që sugjeronin se ai ishte një falsifikim.

Edhe Kisha Katolike e Romës e kundërshtonin faktin që me atë copë të jetë mbështjellë trupi i Jezusit. Megjithatë qefini shërben si një mjet i rëndësishëm besimi pavarësisht vërtetësisë së saj. Një vit më parë, Papa Benedikti i 16 e tregoi reliken misterioze të mbrojtur me xhama antiplumb dhe në një klimë të kontrolluar.

Nuk ka dyshim se ajo mbart një gjurmë negative të fytyrës dhe skicimin e trupit të një njeriu që ka pësuar lëndime nga kryqëzimi, por shkencëtarët kanë qenë në gjendje për të arritur një konsensus për mënyrën se si ajo u krijua./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë