Loading…

Qejfi pa pare: Pacolli e VV’së thotë se Kosova është në rrugë të mirë, ‘vetëmenaxhimi s’është as Zajednicë, as autonomi’

  • 19/03/2023 | 09:34

Qejfi pa pare: Pacolli e VV’së thotë se Kosova është në rrugë të mirë, ‘vetëmenaxhimi s’është as Zajednicë, as autonomi’

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka thënë se vetmenaxhimi nuk është zajednicë, asociacion, vetëqeverisje e as autonomi.


Ajo shkroi se dje “u pa që Kosova është në rrugë të mirë dhe e gatshme të ecën përpara pa frikë e me vendosshmëri”.

“Vetmenaxhimi nuk është zajednicë as asociacion plus as vetëqeverisje e as autonomi. Edhe sonte u pa se Kosova është në rrugë të mirë dhe e gatshme të ecën përpara pa frikë e me vendosshmëri”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

Mbrëmë shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell deklaroi se pas 12 orësh bisedime, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për propozimin evropian.

“Kosova dhe Serbia janë pajtuar për zbatimin e aneksit të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes tyre”, tha ai, duke iu referuar propozimit evropian që palët e pranuan më 27 shkurt në Bruksel.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë