Loading…

Qëlloi veturën e tij me armë, policisë i tha se donin ta vrisnin

  • 22/02/2017 | 10:33

Qëlloi veturën e tij me armë, policisë i tha se donin ta vrisnin

Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetarë në fshatin Gelancë të Suharekës, pasi i njëjti kishte inskenuar një tentim vrasje ndaj tij.


Ai, kishte qëlluar veturën e tij me armë dhe më pastaj kishte lajmëruar Policinë se dikush kishte tentuar ta vriste.

Siç shpjegon Policia e Kosovës, e cila informatën e kishte pranuar rreth orës 22:54 minuta, pas arritjes në vendin e ngjarjes ky i dyshuar kishte thënë se ‘përderisa po lëvizte me veturën e tij të llojit “Ford” dikush kishte tentuar ta vriste duke shkrehur disa fishekë dhe dy nga ta e kishin qëlluar veturën në xhamin e pasmë dhe kishin depërtuar përtej xhamit të përparmë’, shkruan Gazeta Metro.

Po pas hetimeve në detaje nga patrulla e Policisë, është kuptuar se ka mospërputhje të deklaratës së shoferit dhe provave materiale të gjetura në perimetrin e vendit të ngjarjes.

Pas këmbëngulësisë së hetuesve, i dyshuari i sqaron rrethanat e rastit dhe tregon se i njëjti vetë kishte shtënë me armë zjarri të llojit kallashnikovë në veturën e tij dhe se të njëjtën e kishte fshehur në disa shkurre në afërsi të fshatit Popolan, përcjell gazetametro.net.

Pas gjetjes së kallashnikovit, policia ia ka bastisur edhe shtëpinë të dyshuarit me ç’ rast e ka sekuestruar edhe një pushkë gjahu me 12 fishekë, 8 fishekë të kalibrit 7.65mm dhe 1 fishekë i kalibrit 7.65mm.

Provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme hetimore ndërsa i dyshuari ndalët nën masën e arrestit policor për 48 orë. Mbetet të sqarohen rrethanat se ç ‘e shtyri të dyshuarin të inskenojë kë vepër. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë