Kandidati i LVV-së për kryetar të Shtimes, Qemajl Aliu, në një debat televiziv me kundërkandidatin nga radhët e PDK-së, kryetarit aktual të Shtimes, Naim Ismailin, u shpreh me gjuhë tejet të pamatur për Palestrën Sportive në Shtime.
Kjo palestër, sipas kandidatit të LVV-së për kryetar të kësaj komune, përdoret vetëm nga të rinjtë narkomanë dhe qentë endacakë.
Por, ndaj kësaj deklarate të tij kanë reaguar klubet sportive të Komunës së Shtimes, duke thënë se Aliu ka fyer dhe nënçmuar rininë dhe sportistët e Shtimes.
Demokracia.com ka siguruar reagimin e klubeve sportive të Komunës së Shtimes.
Në reagimin e tyre, tetë klube sportive të kësaj komune kanë kërkuar nga kandidati i LVV-së për kryetar të Shtimes të kërkoje falje për këtë ofendim.