Miku më i mirë i njeriut po se po, ama disa raca qensh janë më kërkues se të tjerët. Ja disa prej tyre që dihet se ‘çmendin’ pronarët me kokëfortësinë e tyre, transmeton Gazeta Metro.
Secili që ka kafshë shtëpiake e di se sa dashuri e besnikëri kanë ata. Megjithatë, fakt është se disa raca qensh janë me teke më të vështira.
Në vazhdim janë racat më kryeneçe të qenve.
Pekinezeri i vogël e shpërthyes, ishte krijuar të trajtohet si mbret i qenve që e bën mjaft të vështirë të bindet. Shumë vështirë trajnohen dhe bëni mirë që nëse i blini planifikoni stërvitjet sa më parë. Janë edhe trima e luftarak përkundër masës dhe nuk përtojnë t’i kapen kafshëve më të mëdha këta qen zevzekë.
Terrier nga Uellsit njihet si qen gjahu nga Britania që nuk dëgjon urdhra. E ka cen të bëj edhe prapësi dhe mos u habitni nëse e gjeni ndonjë këpucë të shqyer copash apo mbeturinat të hedhura nëpër shtëpi pas betejave të tij me kontejnerë.
Bulldog anglez nuk janë agresiv por thjeshtë bëjnë atë që ata duan dhe në kohën kur ju teket. Nëse arrini që ta bindni të dalë në shëtitje keni arritur mjaft në jetë. Fort vështirë ta mësoni që të zotëroj edhe urdhrat më bazik.
Basenji që kanë prejardhjen nga Afrika i njohur si qeni që nuk lehë është racë që duhet trajnuar që në vegjëli. Energjik e të padëgjueshëm, madje mund të rastisin edhe asocial. Ata që janë të shoqërueshëm janë gjithmonë të gatshëm për lojë dhe mund ta shfrytëzoni t’i mësoni urdhrat bazik.
Chow Chow nga Kina janë qen fort të hijshëm për t’i parë por me karakter maceje. Inteligjent, i pavarur dhe mendjemëdhenj që shpesh do t’u shpërfillë urdhrat. Duhet trajnuar nga dita e parë pasi kanë tendenca territoriale ndaj qenve të tjerë por edhe njerëzve.
Beagle një tjetër racë qeni gjuetie nga Britania është i njohur që dëgjon vetëm nuhatjen e vet. Në gjak e kanë të nuhasin. Kënaqin duke lehur e mos u habisni nëse i dëgjoni duke ju thirrur në mes të natës.
Megjithëse këta qen i renditin si të padëgjueshmit, tregoni kujdes pa paragjykime dhe durimi do të shpaguhet me një mik të vërtetë./gazetametro.net