Muajin e ardhshëm, pritet që të funksionalizohet Qendra e mjekësisë familjare e dedikuar për studentë.
Kështu deklarohen zyrtarë të komunës së Prishtinës dhe Qendrës së Studentëve, duke iu referuar përfundimit të punëve për ta rinovuar atë, raporton KTV.
Projekti u vonua të realizohet për shkak të mungesës së stafit mjekësor. Pengesë u bë mungesa e stafit mjekësor. Megjithatë puna pritet të nisë në fillim të muajit mars.
Këtë qendër që do të japë shërbime shëndetësore për të gjithë studentët do ta menaxhojë komuna. Investimet që janë bërë për të funksionalizuar këtë shërbim kanë kushtuar rreth 10 mijë euro, ndërsa shumë pajisje mjekësore janë marrë nga qendra të tjera të mjekësive familjare.