Loading…

Qëndrim Zyba optimist para ndeshjes me Gjilanin, premton maksimumin ndaj tyre

  • Nga

  • ELION NUZA

  • 01/10/2022 | 22:15

Qëndrim Zyba optimist para ndeshjes me Gjilanin, premton maksimumin ndaj tyre

Nesër në ora 13:00 zhvillohet ndeshja kryesore e javës së nëntë në Superligën e Kosovës ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit. Në një prononcim për Gazeta Metro para këtij takimi foli mesfushori i suharekasve, Qëndrim Zyba. Ai shpreson në rezultat pozitiv dhe të vazhdojnë me formën e mirë.


Ballkani do të luajë ndeshjen e saj të parë këtë edicion në stadiumin e qytetit në Suharekë, pasi stadiumi i tyre deri më tani ka qenë duke u rinovuar.

Këtë aspekt Zyba e sheh si përparësi në ndeshjen e nesërme ndaj skuadrës së drejtuar nga Zekirija Ramadani.

”Ndeshje mjaftë e vështirë sepse Gjilani ka një ekip shumë të mirë. Por, ne luajmë ndeshjen e parë si vendas në stadiumin tonë dhe normalisht që përparësi e jona është të luajmë para tifozëve tanë që na kanë mbështetur edhe në ndeshjet si mysafir.”

”Premtojmë se do të japim maksimumin dhe të dalim me pikët maksimale nga kjo ndeshje sepse jemi në ritëm të mirë dhe do të vazhdojmë me këtë ritëm,” tha ai për Gazeta Metro.

Kampionët në fuqi të Kosovës gjenden në pozitën e dytë në tabelë me 15 pikë, gjashtë më pak se Drita e vendit të parë. Por, vlen të ceket fakti se kanë tre ndeshje më pak të zhvilluara.

Ndërkaq, gjilanasit janë në vendin e tretë me 14 pikë nga tetë ndeshje të luajtura. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë