Tashmë disa prej qëndrimeve të kandidatëve për kryetar të Serbisë, i dimë. Si ai i kryeministrit të tanishëm Aleksandar Vucic dhe radikalit Vojislav Seselj.
Vucic ka thënë se njohja e Kosovës nuk është temë e negociatave në Bruksel të cilat janë të vështira dhe të lodhshme dhe në të cilat ai ka marrë pjesë, siç thekson, dhjetëra herë, gjegjësisht më shumë se 60 herë është takuar me Hashim Thaçin prej nënshkrimit të marrëveshjes së 2013, shkruan Gazeta Metro.
Ndërsa Vojislav Seselj, thotë se radikalët kurrë nuk do të heqin dorë nga lufta “për çlirimin e Kosovës dhe Metohisë”.
Lexoni më poshtë secilin qëndrim të kandidatëve për kryetar të Serbisë:
Nenad Canak
Lideri i LSV ka deklaruar se pas marrjes së funksionit të kryetarit të Serbisë do të nënshkruaj njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Për hir të paqes në Ballkan, ardhmërisë evropiane të Serbisë dhe pajtimit historik të dy popujve, shpreh gatishmërinë time që të përkrahë vendimin mbi njohjen faktike të Kosovës”, ka thënë Canak.
Bosko Obradovic
Serbia kurrë nuk duhet të njohë pavarësinë e Kosovës, konsideron kryetari i lëvizjes Dveri. Ai angazhohet për shfuqizim të marrëveshjes së Brukseli dhe ndërprerje të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Vuk Jeremic
Jeremic thekson se në programin e tij zgjedhor Kosova është çështje e rëndësisë më të madhe kombëtare. Ai thekson se “si kryetar do të angazhohet për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për të gjitha çështjet e hapura, duke përfshirë edhe statusin e “Krahinës”, nëpërmjet të dialogut me shqiptarët e Kosovës, duke e respektuar Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB”.
Aleksandar Popovic
Popovic ka deklaruar se “njëanshmëria e BE dhe angazhimi i tij i hapur për legalizimin e shtetësisë së Kosovës e diskualifikon Unionin si ndërmjetësues i bisedimeve të mëtutjeshme mbi zgjidhjen e problemit të Kosovës”. Ai pohon se bisedimet e Brukselit duhet të ndërpriten dhe të zëvendësohen nën mbikëqyrjen e KB, sipas parimit “asgjë nuk është marrë vesh derisa nuk merret vesh”, duke përfshirë statusin e Kosovës.
Milan Stamatovic
Stamatovic konsideron se” Kosova është e okupuar dhe se autoritetet serbe kanë nënshkruar marrëveshjet tradhtare në Bruksel, me çfarë është grabitur edhe ai pak sovranitet i mbetur në Kosovë”. Ai gjithashtu ka bërë thirrje të gjithë kandidatëve që të obligohen që të “ruajnë Kosovën ashtu si obligon Kushtetuta e Serbisë”.
Sasa Jankovic
Ai thotë se do të respektoj Preambulën e Kushtetutës në të cilën shkruan se është obligim i të gjithë organeve shtetërore të mbrojnë integritetin territorial të Serbisë. Ai nuk sheh se është e mundur zgjidhja statusore e çështjen e Kosovës. Thotë se “është shumë e sigurt se nuk do të nënshkruaj pavarësinë e Kosovës, por është mjaft i sigurt se kjo nuk do të kërkohet prej tij”.
Sasa Radulovic
“Serbia duhet të mbrojë të drejtat themelore, për shembull të drejtën në pasuri të shtetit dhe të qytetarëve. Kjo nuk po ndodh sepse negociatat në Bruksel bëhen në mënyrë krejtësisht të gabuar, me të cilat nuk mbrohen interesat e Serbisë, por qëllimet afatshkurtra të Perëndimit. Shembull është miniera e Trepçës ku nuk kemi mbrojtur pasurinë shtetërore”.
Aleksandar Vucic
Njohja e Kosovës nuk është temë e negociatave në Bruksel të cilat janë të vështira dhe të lodhshme dhe në të cilat ai ka marrë pjesë, siç thekson, dhjetëra herë, gjegjësisht më shumë se 60 herë është takuar me Hashim Thaçin prej nënshkrimit të marrëveshjes së 2013. Ai thekson se puna e tij është edhe të shtrëngojë dorë në mënyrë që të mos luftohet dhe të bëhet luftë në Bruksel derisa të tjerët flenë. Tashmë e kam kompleksin e Pavllov’it para Brukselit dhe asnjëherë atje nuk e kam mirë. Çfarë duhet të bëjë atje, ta shqelmojë dikë në kokë? Natyrisht se do të bisedoj”, thotë Vucic.
Vojislav Seselj
Radikalët kurrë nuk do të heqin dorë nga lufta “për çlirimin e Kosovës dhe Metohisë”. Marrëveshja e Brukselit është tradhti e interesave kombëtare. Çështja e Kosovës ishte dashur të “ngrihet” sipas modelit të Qipros, derisa nuk ndryshojnë shtrirjet e fuqive në botë. /gazetametro.net