Loading…

Qëndrimi përfundimtar i VV’së për Kadri Veselin

  • 08/08/2017 | 13:38

Qëndrimi përfundimtar i VV’së për Kadri Veselin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi nuk e ka përjashtuar mundësinë që ky subjekt politik ta votojë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit, me qëllim që të hapet mundësia për formimin e Qeverisë nga Vetëvendosje, nëse koalicion PAN nuk i siguron votat e nevojshme.


I pyetur se a ka gjasa që Vetëvendosje ta votojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendi, nëse PAN-i nuk tërhiqet nga kandidatura e tij, Kurteshi ka thënë për lajmi.net se të gjitha mundësitë janë të hapura dhe se nuk është Vetëvendosje ajo që po e bllokon formimin e institucioneve, por është PAN-i.

“Askush nuk ka deklaruar nga Vetëvendosje se nuk do ta voton një kandidat të PAN-it për kryekuvendar. Është folur për emra të përvetshëm, por nuk kemi thënë se nuk do ta votojmë asnjërin nga kandidatët e PAN-it.

Andaj rruga është e hapur, duhet ta shfrytëzojnë këtë rrugë që është e hapur edhe t’i hapin perspektivat për krijimin e institucioneve dhe për zhvillim normal të proceseve dhe të punës së institucioneve”, ka thënë deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi.

Kurteshi i ka bërë thirrje koalicionit PDK-AAK-Nisma që të mos e bojkotojë seancën konstituive.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë