Loading…

Qëndroi në duar me trupin në flakë për 47 sekonda: Slloveni hyn në Guinness

  • 02/10/2026 | 09:37

Qëndroi në duar me trupin në flakë për 47 sekonda: Slloveni hyn në Guinness

Gjimnasti nga Sllovenia, Filip Krzišnik, ka hyrë në librin e rekordeve Guinness pas një performance të pazakontë, gjatë së cilës qëndroi 47 sekonda në duar, ndërsa i gjithë trupi i tij ishte i përfshirë nga flakët.


35-vjeçari e realizoi këtë sfidë në Vjenë të Austrisë, duke vendosur rekordin për qëndrimin më të gjatë në pozicionin e duarve me trupin në flakë. Me këtë paraqitje, Kržišnik u bë personi i parë që e mban këtë rekord.

Pas përfundimit të sfidës, gjimnasti e komentoi me humor performancën e tij.

“Nuk arrita të gjeja një mënyrë më të mirë për t’u ngrohur”, u shpreh me humor Kržišnik për Guinness World Records.

Krzišnik ka një përvojë të gjatë në gjimnastikë, ndërsa është angazhuar edhe si koordinator i skenave të rrezikshme në produksione filmike. Kjo përvojë i ka dhënë atij përgatitjen për të realizuar performanca të tilla të vështira.

Edhe pse arritja e tij ishte 47 sekonda, slloveni kishte synime edhe më të larta për kohën e qëndrimit në këtë pozicion.

“Do të isha i kënaqur edhe me 45 sekonda, por do të ndihesha edhe më mirë nëse do të arrija 60 sekonda”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë