Loading…

Qeni besnik: Ruan trupin e pronarit të vrarë

  • 22/05/2020 | 11:57

Qeni besnik: Ruan trupin e pronarit të vrarë

Një qen besnik u fotografua duke qëndruar roje mbi njeriun që ishte vrarë në rrugë në Guadalajara në Meksikë, transmeton Gazeta Metro.


Sipas raporteve të mediave banorët e Guadalajara e lajmëruan policinë pasi dëgjuan krisma armësh dhe panë viktimën e shtrirë në rrugë.

Burri raportohet të jetë 25 vjeç dhe kishte disa plagë nga plumbat në trup, si dhe një në kokë. Njësitet emergjente e gjetën atë të vdekur.

Qeni, u gjet i ulur afër trupit të viktimës dhe qëndroi aty derisa policia po hetonte skenën e krimit. Mbetet e paqartë se çka nxiti krimin apo nëse viktima i njihte sulmuesit. Vendndodhja e qenit pasi u gjet afër pronarit është e panjohur po ashtu.

Numri i vrasjeve në Meksikë është shtuar shumë derisa kartelet e drogës po luftojnë njëri tjetrin për rrugë të trafikimit me sulme të kokëkrisura. Vitin e kaluar, në Meksikë u regjistruan 35588 vrasje, një rritje prej 2.7 për qind nga viti paraprak./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë