Loading…

Qeni dhe majmuni: Të parët që shkuan në hapësirë

  • 21/05/2020 | 23:53

Qeni dhe majmuni: Të parët që shkuan në hapësirë

Qeni Laika dhe majmuni Ham janë dy kafshët që kanë shkuar para njerëzve në hapësirë, shkruan Gazeta Metro.


Me 3 nëntor të vitit 1957 qeni Laika u dërgua në hapësirë nga rusët.

Qeni ishte marrë nga rrugët e Moskës dhe ishte përzgjedhur që të shkonte në hapësirë me anijen Sputnik 2.

Ndërkaq në vitin 1959 ishte shimpanza Ham i cili u dërgua nga SHBA’të në hapësirë.

Ham kishte lindur në vitin 1957 në Kamerun. Ai ishte dërguar në një fermë shpendësh në Florida të SHBA’së.

Në vitin 1959, Ham iu shit Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, të cilët e dërguan në Holloman Air Force Base, New Mexico, për ta trajnuar atë si Astrochimp.

Emrin Ham e kishte marrë sipas Holoman Aerospace Medical Center, ‘Nr.65’./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë