Një qen në Alberta të Kanadasë ka siguruar një vend në Librin e Rekordeve Guinness pasi realizoi një performancë të pazakontë, duke kapërcyer mbi shpinat e 56 personave brenda vetëm 16 sekondave.
Chardonnay, një Australian Shepherd, e realizoi sfidën më 14 qershor, në një fushë bejsbolli ku pjesëmarrësit ishin vendosur njëri pas tjetrit. Qeni përshkoi të gjithë rreshtin duke kërcyer mbi secilin prej tyre.
Edhe pse rregullat lejonin që tentativa të zgjaste deri në 60 sekonda, Chardonnay e përfundoi atë në vetëm 16 sekonda, duke vendosur kështu rekordin.
Trajnerja Jennifer Fraser ka treguar se Chardonnay ishte përgatitur për këtë lloj performance dhe se kërcimi mbi shpinën e saj është vetëm një nga aftësitë që qeni zotëron. Ajo ka bërë të ditur se synimi i radhës është që rekordi të përmirësohet sërish.