Loading…

Qentë endacakë, problemi i pazgjidhur i Kosovës: AUV thotë se zgjidhjen e këtij problemi duhet ta bëjnë komunat

  • 08/12/2021 | 20:01

Qentë endacakë, problemi i pazgjidhur i Kosovës: AUV thotë se zgjidhjen e këtij problemi duhet ta bëjnë komunat

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), thotë se nuk është kompetencë e tyre zgjidhja e problemit me qentë endacak, sipas tyre dhe ligjit në fuqi kjo u takon institucioneve komunale, shkruan Gazeta Metro.


Për disa vite Qeveria e Kosovës ka ndarë miliona euro për AUV që të angazhohen për trajtimin dhe strehimin e qenve endacakë.

Në një përgjigje për Metron, Lamir Thaçi nga AUV ka thënë se me trajtimin dhe kontrollimin e këtyre qenve janë marrë një vit, konkretisht nga maji i vitit 2020 deri në majmin 2021.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë  në projektin përmes projektin një vjeçar  menaxhimi dhe kontrolli i qenve endacak nisur në Maj 2020 dhe përfunduar në Maj 2021 ka   trajtuar afër 7000 qene endacak. Me të gjitha shërbimet mjekësorë veterinare duke përfshirë kastrimin sterilizimin si masë për parandalim të shtimit të tyre. Të gjitha shërbime të kryera në bazë të kontratës publike lidhur me praktikat veterinare të cilat kanë plotësuar kushtet për kryerjen e shërbimeve dhe kanë lidhur kontratë”, kanë thënë Thaçi për Metron. 

Tutje ai ka thënë se kjo çështje u takon institucioneve komunale ashtu sikurse është përcaktuar me Ligjin e Veterinarisë.

“Zgjidhja e çështjes se problemet me qen endacak u takon institucioneve komunale ashtu sikurse është e përcaktuar me ligjin e Veterinarisë. Ne kemi zhvilluar dy projekte, një ne vitin 2018 dhe një në vitin 2020-2021 si intervenim emergjentë për ndërhyrje në pengim të shumimit të qenve endacak. Vazhdimi i këtyre projekteve duhet të behet nga komunat. Ne si AUV nuk kemi të dhëna për raportimet e rasteve të atakimit të njerëzve. Duke u respektuar Legjislacioni baze për kontrollin e qeneve me pronare dhe atyre endacak i cili aprovohet nga niveli qendrore, ndërsa veprimet zgjidhjes se  problemit te qeneve endacak ne terren duhet të bëhet nga niveli lokal”, është shprehur tutje Thaçi për Metron. 

Nga viti 2017, trajtimin e qenve e ka bërë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), që kishte marrë 1.3 milion euro nga qeveria e atëhershme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Komuna e Prishtinës në fund të vitit 2020 ka nënshkruar kontratë me vlerë mbi 100 mijë eurove për ndërtimin e një strehimoreje për qentë endacakë në fshatin Hajvali të Prishtinës.

Vetëm gjatë vitit 2020, sipas Policisë së Kosovës, janë raportuar rreth 30 raste të sulmeve nga qentë endacakë.

Raste të kafshimit nga qentë endacakë ka pasur edhe gjatë këtij viti, ku vetëm në rrjete sociale janë raportuar dhjetëra prej tyre. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë