Loading…
Qeqa Krelani: Le të bëhët burrë Edon Zhegrova, mos ta dërgon motrën
  • 15/06/2019 | 14:06

Qeqa Krelani: Le të bëhët burrë Edon Zhegrova, mos ta dërgon motrën

Moderatorja e sportit, Qeqa Krelani e nuk tërhiqet nga fyerja që i ka bërë futbollistit, Edon Zhegrova, transmeton Gazeta Metro.

Ajo thotë se Zhegrova s’ka lënë kujt pa i quar, sa që i ka shkruar edhe motra e Zhegrovës.

“Edoni është rritur me instagram dhe aq personale e ka marrë që e kam quajt unë idiot, sa që më ka shkruar motra e tij, dhe të gjithë kusherinjtë e tij kanë dërgu dhe të gjithë em kanë dërgu mesazhe të cilat nuk po arrij ti kuptoj. Por prap unë e kuptoj sepse ai është një 19 vjet, dhe  nuk është pjekur djali”, ka thënë Qeqa Krelani

Në  ndeshjen Kosovë-Danimarkë, ku Qeqa Krelani me dy moderatorë të tjerë ishin komentues të lojës, teksa në një prej momenteve Krelani harron ndezur mikrofonin.

Duke menduar që zërimi është i fikur, Qeqa kishte bërtituar kundrejt futbollistit Edon Zhegrova, duke u shprehur: “Shëno o idiot”.

Ai i ftuar në Nin me Alaudin Hamitin përgjigjet për komentimin e Qeqës.

“Është shumë e ulët që një femër të shprehet ashtu”, thotë ai për Qeqa Krelanin.

Komentatorja, gjatë një interviste në emisionin Xing me Ermalin, e kishte pranuar se nuk ndjehet aq keq për fjalët që i tha Edon Zhegrovës, duke shtuar se nuk e ka shumë në qejf atë si person.

Qeqa Krelani përndryshe njihet si komentatorja e parë femër shqiptare e ndeshjeve të futbollit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë