Loading…

Qeriqi: Specialja është fajtore pë rrjedhjen e dosjeve

  • 25/09/2020 | 17:32

Qeriqi: Specialja është fajtore pë rrjedhjen e dosjeve

Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka reaguar lidhur me arrestimin e kryetarit të OVL e UÇK-së, Hysni Gucati.


Qeriqi e ka cilësuar si të pa pranueshëm aksionin e zyrtarëve të EULEX-it.

“Ky aksion që ka ndodhë sot është i pa pranueshëm për ne si organizatë”, është shprehur Qeriqi përcjell Insajderi.

Sipas tij, Gjykata Speciale është fajtore për rrjedhjen e dosjeve.

“Faji për gjithë rrjedhjen e dokumenteve është tek Gjykata e Hagës”, tha Qeriqi derisa shtoi se ende nuk kanë marrë ndonjë vendim se si do të veprojnë tutje si organizatë.

Theksojmë që bastisja në zyrët e OVL-UÇK-së është duke vazhduar ende, para pak çastesh është arrestuar edhe nënkryetari, Nasim Haradinaj.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë