Loading…
Qesharake: Foto e ‘Supermenit’ të posalindur po bën bujë në rrjetet sociale
  • 28/03/2019 | 14:53

Qesharake: Foto e ‘Supermenit’ të posalindur po bën bujë në rrjetet sociale

Vite më parë mënyra e vetme që të njoftonit lindjen e një fëmijë ishin letrat, telegrami e lajmi i shprendarë më gojë. Mirëpo sot gjërat kanë ndryshuar, lajmin tani e japim vetëm përmes një fotografie në rrjete sociale, transmeton Gazeta Metro.


Një dorë e vockël që shtrëngon atë të prindërve, një fjongo rozë mbi kokë apo emri i shkruar mbi rrobat e para blu, janë disa prej imazheve që na vijnë në mend kur mendojmë për foton e parë të bebes.

Për Bree Jessica dhe bashkëshortin e saj, fotoja e parë e djalit të tyre nuk ka të bëjë aspak me shkrepjet normale.

Mamaja nga Neë South Ëales solli në jetë djalin e saj të parë në vitin 2012-të me anë të një lindjeje cezariane për shkak të peshës së tij, plot 4 kg e 680 gramë, e sigurisht që nuk mund të mos fiksonte këtë moment kaq të bukur. Por ndryshe nga fotoja e zakonshme e një fëmije që qan, Harry doli nga barku i saj me dorën grusht, një pozicion që të kujton Supermenin.

Të gjithë u dashuruan pas këtij momenti, por prindërit vendosën të mos e ekspozonin as në rrjete sociale dhe as në albumin e familjes, derisa mamaja ia dërgoi atë një shoqeje të saj. Më pas ajo e publikoi në Instagramin e një faqeje për nëna dhe u bë virale gjithandej./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë