Loading…
Qesharake: Macja agresive sulmon vetëm burrat dhe qentë jashtë marketit të Stambollit
  • 24/03/2019 | 16:35

Qesharake: Macja agresive sulmon vetëm burrat dhe qentë jashtë marketit të Stambollit

Një mace e zemëruar po i sulmon burrat dhe qentë jasht një marketi në Stamboll të Turqisë. Kjo mace është shumë e egër ndaj burrave dhe qenve por qëndron shumë e qetë kur andej kalojnë gratë dhe fëmijët, transmeton Gazeta Metro.


Kamerat e sigurisë CCTV jashtë një tregu në Stamboll kanë kapur macen duke iu kërcyer kalimtarëve në disa raste.

Pamjet tregojnë një mace duke i’u katrrisur e kërcyer përmbi burra dhe qenë që kalojnë në market në zonën Bayrampasa.

Vendasit turq që kujdesen për mace duan një veteriner që ta shqyrtojë atë në përpjekje për të gjetur se pse ajo është kaq agresive.

Fqinji Ali Aydin tha se macja kishte lindur kohët e fundit kotele dhe mund të përpiqej t’i mbronte ata nga kërcënimet e perceptuara.

Z. Aydin tha: “Kjo nuk është një mace e egër, ajo është e zakonshme për njerëzit. Ajo kalon këtu çdo ditë, dhe merr ushqim për kotelet e saj, e lëmë derën hapur për të. Kjo nuk është një mace agresive, por për shkak të koteleve të saj ajo po e sulmon. Është një mace shumë e mirë. Ndoshta dikush e ka lënduar atë.

Stambolli është i famshëm për vendqëndrimin e maceve me rreth 30,000  lloje macesh në qytet./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë