Loading…

Qesharake: Rusia me urdhër arrest për senatorin amerikan Lindsey Graham

  • 29/05/2023 | 23:15

Qesharake: Rusia me urdhër arrest për senatorin amerikan Lindsey Graham

Të hënën Rusia ka nisur urdhër arrest ndaj senatorit amerikan Lindsey Graham pas disa komenteve që i bëri ky i fundit për luftën në Ukrainë. Senatori republikan nga Karolina e Jugut tha se këtë urdhër arrest do ta trajtojë si medalje nderi, transmeton Gazeta Metro.


Ministri i Brendshëm rus ka vendosur Graham në listë kërkimi disa ditë pasi ai takoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Kiev ku komentet e tij se paratë që po jep SHBA për luftë janë para të mirë shpenzuara pasi ato po vrasin rus kanë ngjallur reagime në Rusi.

Në një video të postuar të premten nga zyra e Zelenskyyt shihet senatori amerikan duke bërë këto komente të cilat janë shkaku i këtij urdhër arresti nga Rusia.

Mirëpo reagime të mëvonshme kanë thënë se video është edituar që të tingëllojë si e tillë dhe se këto fjalë senatori i ka thënë në momente të ndara por janë bashkuar pastaj, raporton The New York Post.

Komiteti Investigativ i Rusisë ka hapur dosje kriminale ndaj Graham pas këtyre komenteve mirëpo komiteti nuk ka specifikuar se për çfarë krimi është duke u akuzuar./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë