Loading…

“Qeveri morti”: Vetëvendosje i jep epitete të rënda Qeverisë Hoti

  • 01/08/2020 | 17:30

“Qeveri morti”: Vetëvendosje i jep epitete të rënda Qeverisë Hoti

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas 31 rasteve të vdekjeve të dy ditëve më parë në Kosovë si pasojë e koronavirusit. Ky subjekt politik i kanë dhënë epitete të rënda Qeverisë së Kosovës, duke e quajtur’ Qeveria e mortit’, shkruan Gazeta Metro.


Në një video të postuar në Facebook, partia e Albin Kurtit ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Hoti për dështim në menaxhimin e pandemisë.

Ndër të tjera në këtë video thuhet se kjo qeveri morti që nuk di të menaxhojë me pandeminë, po e çon vendin drejt katastrofës humanitare.

“Kjo Qeveri morti që nuk po di të menaxhojë me pandeminë po e çon vendin drejt katastrofës humanitare. Këta duhet të largohet në mënyrë që të qeverisin me vendin ata që e dëshmuan se mund ta menaxhojnë suksesshëm pandeminë dhe ekonominë e vendit”, shkruan Vetëvendosje.

Vlen të theksohet që Vetëvendosje dhe i pari i këtij subjekti politik, epitete të tilla i ka dhënë kryeministrit Hoti edhe më parë, duke e quajtur ‘Qeveria Koti’, apo ‘kryeministri koti’ si dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn, ‘ministri Zezaj’./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë