Loading…

Qeveria ai nxori rrenat në shesh Zyrës për Informim të Policisë

  • 14/04/2017 | 13:29

Qeveria ai nxori rrenat në shesh Zyrës për Informim të Policisë
Baki Kelani – Zyra për Informim e Policisë së Kosovës 

Pas alarmit nga Ambasadsa e SHBA’së në Prishtinë për mundësinë për sulme terroriste në Kosovë, Zyra për Informim e Policisë iu përgjigj interesimit të mediave, duke thënë se veprimet e policisë janë të zakonshme, sikurse në të gjitha rastet në prag të festës së Pashkëve.


Por, nuk shkoi gjatë, dhe Qeveria e Kosovës, përmes një njoftimi, bëri të ditur se Këshilli i Sigurisë së Kosovës ishte mbledhur pasi organet përgjegjëse kishin zbuluar se individë dhe grupe të caktuara në bashkëpunim me shërbime të huaja kishin planifikuar sulme ndaj liderëve institucionalë dhe politik, me qëllim destabilizimin e vendit, shkruan gazetametro.net.

Rrjedhimisht, Qeveria përmes këtij njoftimi demantoi deklaratën e Policisë.

“Aktualisht PK-ja ka në implementim disa veprime operacionale të planifikuara, që ndërlidhen me manifestimet për festat e Pashkëve, e që një qasje e tillë policore aplikohet edhe në rastet e tjera të manifestimeve të ndryshme, që kanë të bëjnë me  ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve dhe parandalimin e çfarëdo incidenti të mundshëm. Policia e Kosovës çmon lart bashkëpunimin me komunitetet fetare lidhur me manifestimin e këtyre festave dhe po ashtu falënderon të gjithë qytetarët për nivelin e lartë të vetëdijes qytetare për të respektuar të drejtat dhe liritë e të gjitha komuniteteve, si një nga vlerat fundamentale të shoqërisë demokratike”, ishte thënë në njoftimin e Policisë.

Ndërsa, njoftimi i policisë i dërguar pak minuta më vonë, thotë krejtësisht të kundërtën.

“Pas shqetësimeve të ngritura në opinionin publik, Këshilli për Siguri i Kosovës informon qytetarët e vendit se institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës kanë zbuluar veprime të disa individëve dhe grupeve të tyre, të lidhura me grupe dhe individë nga vende tjera jashtë Kosovës, të orientuara për destabilizimin e Kosovës dhe për rrezikimin e rendit kushtetues”.

“Grupe të tilla kanë planifikuar të kryejnë akte kundër disa liderëve institucionalë dhe politikë të Kosovës. Veprimet e tilla, vlerësohet se mund të jenë të lidhura me njerëz me të kaluar të dyshimtë, që punojnë me grupe dhe shërbime të disa vendeve  dhe mund të kenë lidhje me persona të inkriminuar në konflikte jashtë Kosovës, si dhe me vende të caktuara të cilat synojnë destabilizimin e Kosovës. Institucionet e Kosovës po ndërmarrin të gjitha veprimet për ruajtjen e rendit kushtetues, për sigurinë dhe mbrojtjen e jetës së liderëve shtetërorë dhe politikë dhe të njerëzve të tjerë të rrezikuar nga grupe të tilla kriminale. Këshilli për Siguri i Kosovës konsideron se synimet dhe aktet e tilla duhet të dënohen nga të gjithë qytetarët e Kosovës, nga Qeveria, Parlamenti dhe shoqëria civile. Ndërkaq, organet e rendit dhe ato të drejtësisë do të ndërmarrin të gjitha masat ligjore për të parandaluar akte që rrezikojnë jetën e njerëzve, stabilitetin e vendit dhe rendin kushtetues dhe që bartësit e grupet e tilla të sillen para drejtësisë”, thuhet në njoftim e Qeverisë.

Për këtë situatë lajmi fillimisht doli nga Ambasada e SHBA’së në Prishtinë, e cila u bëri thirrje qytetarëve amerikanë në Kosovë, që të kenë kujdes gjatë daljeve të tyre nëpër vende publike, duke ju sugjeruar që të shmangin, kishat dhe vendet tjera të adhurimit, qendrat për këmbësorë, arenat sportive, sallat e koncerteve, dhe tubimet publike. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë