Loading…

Qeveria britanike udhëzon tifozët për ndeshjen ndaj Kosovës: Kujdes nga hajdutët në Prishtinë, mos pini ujë çezme

  • 09/11/2019 | 11:03

Qeveria britanike udhëzon tifozët për ndeshjen ndaj Kosovës: Kujdes nga hajdutët në Prishtinë, mos pini ujë çezme

Para përballjes me Kosovës në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020, qeveria britanike e ka publikuar një doracak udhëzimesh për tifozët anglezë që do të udhëtojnë për ta përcjellë këtë ndeshje, ku kanë njoftuar ata për disa probleme që ka Kosova, transmeton Gazeta Metro.


Kosova do ta presë Anglinë më 17 nëntor në orën 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen e vlefshme për Grupin A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020. Shkaku i kësaj ndeshjeve, qeveria britanike e ka publikuar në faqen zyrtare një doracak për tifozët që do të udhëtojnë, të përgatitur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë.

Në mesin e udhëzimeve teknike për udhëtimin, pasaportat e gjëra të tilla, në këtë artikull janë publikuar edhe disa udhëzime për tifozët gjatë kohës sa janë në Prishtinë.

Udhëzimet origjinale të qeverisë britanike i gjeni në këtë LINK.

Këto janë udhëzimet e Britanisë së Madhe në shqip:

Parkingu rreth stadiumit s’lejohet në ditët e ndeshjeve, për shkak se rrugët bllokohen nga policia. Për standardet e Britanisë, ka shumë taksi dhe ata janë të lirë, edhe pse disa automjete mund të mos jenë në gjendje të mirë.

Ju duhet të qëndroni të paktën në të njëjtën nivel të vetëdijesimit si në Britani të Madhe. Si në çdo qytet tjetër, kini kujdes nga hajdutët në aeroporte, rreth qendrës së qytetit dhe kur përdorni transport publik – mbani vetëm çka ju nevojitet dhe lini gjërat e vlefshme në hotel.

Uji në çezme s’është i pijshëm në Prishtinë. Shkoni në stadium herët. Kushdo që është i pirë nuk lejohet brenda në stadium. Çadrat nuk lejohen në stadium, kështu që, nëse bie shi, rekomandoheni të vishni mushama. Pirja e duhanit s’lejohet brenda në stadium./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë