Loading…

Qeveria dërgon në Kuvend Ligjin e Speciales, Tahiri: UÇK’ja duhet të na bashkojë

  • 03/10/2026 | 08:05

Qeveria dërgon në Kuvend Ligjin e Speciales, Tahiri: UÇK’ja duhet të na bashkojë

Qeveria e Kosovës mori vendim mbrëmjen e sotme për të dërguar përgjigjen ndaj kërkesës së Kuvendit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.


Ndaj këtij vendimi ka reaguar deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, i cili theksoi se UÇK-ja duhet të na bashkojë.

“Siç e kam thënë përherë, UÇK-ja duhet të na bashkojë! Prandaj, çdo çështje që lidhet me të, duhet të trajtohet me përgjegjësi, sinqeritet dhe korrektësi maksimale”.

“Pa kalkulime politike. Pa interesa të ngushta. Pa përçarje. Në çështjet që prekin themelet e lirisë sonë, duhet të jemi bashkë”, tha Tahiri në një postim në Facebook.

Propozimi për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara ka ardhur nga PDK-ja pas aktgjykimit dënues në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. /

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë