Loading…

Qeveria do t’i paguajë shpenzimet e avokatëve për Haradinajn

  • Nga

  • 12/01/2017 | 19:22

Qeveria do t’i paguajë shpenzimet e avokatëve për Haradinajn

Qeveria pritet që të marrë vendim për të paguar të gjitha shpenzimet e avokatëve për rastin e arrestimit të Ramush Haradinajn në Francë.


Në Ministrinë e Punëve të Jashtme kanë bërë të ditur se do të propozohet që Qeveria të marrë vendim që t’i kryejë shpenzimet e avokatëve për rastin e arrestimit të Haradinajt.

Këtë për Gazeta Metro e ka konfirmuar vet ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj.

“Vendimi ende nuk është marrë, pasi janë disa procedura. MPJ do ta bëjë propozimin, të cilin duhet miratuar në Qeveri”, ka thënë ministri Hoxhaj për Gazetën Metro.

fotorcreated

Tutje Hoxhaj ka shtuar se i ka premtuar Haradinajt përkrahje deri në fund të këtij procesi.

“I kam premtuar z. Haradinaj se do t’i ndihmojmë në rrafshin diplomatike dhe legal që në ditën e parë e ndalimit të tij dhe këtë do ta bëjmë deri në fund të mbylljes së procesit”, ka shtuar ministri Hoxhaj.

Haradinaj sot është liruar me kusht nga Gjykata franceze, që të mos largohet nga Franca, dhe të paraqitet në polici dy herë në javë, deri në vendimin e Gjykatës, rreth kërkesës për ekstradim të dorëzuar të enjten nga Serbia.

Haradinaj u ndalua në Francë më 5 janar, bazuar në një flet-arrest që Serbia e ka lëshuar në Interpol.

Serbia ka ngritur aktakuzë në vitin 2004 ndaj Ramush Haradinajt, nën pretendimin se ai ka kryer krime lufte gjatë viteve 1998-1999.

Haradinaj është gjykuar dy herë në Hagë për këto akuza, ku edhe është shpallur i pafajshëm.

Serbia pretendon se në kërkesën për ekstradim dorëzuar Gjykatës franceze, ka paraqitur fakte të reja, që nuk janë përfshirë në dy gjykimet e Haradinajt në Hagë, ku ai ishte shpallur i pafajshë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë