Deputetja e partisë Meretz Ghaida Rinawie Zoabi njoftoi për largimin nga koalicioni që tani do t’i japë shumicën opozitës që tani ka 61 me 59 deputetë në parlamentin izraelit, transmeton Gazeta Metro.
Qeveria e kryeministrit Naftali Bennet dhe atij në pritje Yair Lapid ka pësuar një goditje serioze të enjten kur edhe një anëtar i Knesset që njoftoi se po lë koalicionin qeverisës.
Ghaida Rinawie Zoabi u ankua në letrën e dërguar tek Bennet dhe Lapid se ajo më nuk e sheh veten si pjesë të koalicionit. Ajo shtoi se refuzon postin si konsull i përgjithshëm në Shanghai në Izrael.
“Unë hyra në politikë pasi e shoh veten si një emisar i shoqërisë arabe, të cilën e përfaqësoj. Fatkeqësisht gjatë muajve të fundit për arsye të ngushta politike, krerët e koalicionit kanë preferuar që të kthehen nga ana e tyre e djathtë. Vazhdimisht, krerët e koalicionit preferuan që të kthehen krahut ekstrem djathtist në çështje kyçe të ndërlidhura me shoqërinë arabe”.
Ajo citoi çështjet si Al Aqsa, Malin e Tempullit, Sheikh Jarrah, vendbanimet, rrëzimi i shtëpive, ligji për shtetësinë dhe konfiskimet e pronave në Negev.
Zoabi nuk e kishte njoftuar as stafin e saj dhe as partinë për vendimin para publikimit të letrës.
Sipas marrëveshjes së koalicionit qeverisës, nëse qeveria bie për shkak të një deputeti të Meretz, Bennet do të mbetet ushtrues detyre deri në zgjedhje dhe në formimin e qeverisë së re pasi ishte një nga krahu i majtë që e rrëzoi qeverinë.
Largimi i Zoabi do t’i jepte shumicën në Knesset me 61 ndaj 59 deputetëve që do të mund të shkaktonte zgjedhjet e reja në vjeshtë.
Koalicioni i Bennet ishte jo stabil që prej se deputetja e partisë Yamina, Idit Silman, doli në opozitë në muajin prill. Ajo ishte ankuar se qeveria po anonte majtas për dallim prej deputetes Zoabi./gazetametro.net