Loading…

Qeveria e ka shtyrë vetë marrjen nën menaxhim të Trepçës

  • 22/03/2017 | 07:57

Qeveria e ka shtyrë vetë marrjen nën menaxhim të Trepçës

“Trepça”, si e tërë, ndodhet nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), ani se prej gjysmë viti, nëpërmjet një ligji, Qeveria është bërë aksionare kryesore e tri aseteve thelbësore të kësaj ndërmarrjeje. Kjo situatë është pasojë e një “moratoriumi” të ri për “Trepçën”.


Burime të gazetës kanë thënë se “moratoriumi” është vënë nëpërmjet një marrëveshjeje që Qeveria e ka mbërritur me AKP-në, disa kohë pas miratimit të ligjit.

“Marrëveshja parasheh që, edhe për një kohë, të mos ndërmerren veprime në kuptim të regjistrimit në shoqëri aksionare të tri njësive kryesore të ‘Trepçës’, pra minierave dhe flotacioneve, dhe as të mos nisë procesi i transferimit të pasurisë dhe kompetencave nga AKP-ja në Qeveri”, ka thënë ky burim, shkruan Koha Ditore.

“Regjistrimi do të bëhet tek pas publikimit të studimit të fizibilitetit”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë