Loading…

Qeveria e kaluar ka ecur ‘Slow Motion’, duhet të ecim më shpejtë

  • 22/05/2017 | 15:14

Qeveria e kaluar ka ecur ‘Slow Motion’, duhet të ecim më shpejtë

Kandidati i koalicionit PDK-AAK dhe Nismës Ramush Haradinaj tha sot se Qeveria e kaluar ka qenë duke ecur “Slow Motion”, e Kosova duhet të ecë shpejt.


Sipas tij asnjëherë në jetë nuk mund të  përballojë trendet duke menaxhuar të tashmen.

“Kemi hyrë me guxim për të krijuar vlerë të re. Të fillojë nga siguria rendi e ligji. Ne nuk mund të japim tokë askujt. Kufiri duhet të mbetet në Çakorr. Jemi të vetëdijshëm që rinia, ju, jeni ata për të cilën Kosova ekziston”, tha Haradinaj.

Haradinaj u pyet nëse do ta ndërroj qëndrimin për Demarkacionin pas koalicionit, kreu i AAK-së tha se do ta rifillojnë një proces të ri ku edhe  beson se kufiri është në Kullë dhe Çakorr./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë