Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, vizitoi sot dy biznese vendore, qumështoren “Bylmeti” dhe fermën-qumështore “Eurolona” në Fushë Kosovë, ku është pritur nga pronarët me bashkëpunëtorë.
Gjatë takimeve pronarët kanë njoftuar zëvendëskryeministrin me sfidat me të cilat ballafaqohen ata gjatë eskportimit të produkteve në tregjet regjionale.
Në komunikatën e dërguar për media thuhet se zëvendëskryeminstri ka theksuar mbështjetjen e Qeverisë së Kosovës për prodhuesit vendor.
“Qeveria është e angazhuar dhe po punon që të fuqizoj prodhuesit vendor dhe ju të jeni të barabartë me të gjithë akterët tjerë në Republikën e Kosovës, në mënyrë që të fuqizohet eksporti. Ekonomia e lirë e tregut nuk mund të rrezikohet, dhe kjo industri duhet të jetë minimum 90 për qind prezentë në territorin e Kosovës”, ka thënë zëvendëskryeministri Kelmendi.
Ymer Berisha, drejtor i qumështores “Bylmeti”, e njoftoi zëvendëskryeministrin Kelmendi për prezencën e produkteve në tregun e Shqipërisë tash e 10 vjet, për mundësinë e eksportit në tregun zviceran, po ashtu edhe në tregun e Maqedonisë që pritet së shpejti, ndërkaq kërkoi mbështetje për prodhuesit vendor, në mënyrë që edhe ata të jenë të barabartë me prodhuesit tjerë.
Ndërsa,Milazim Berisha, drejtor i fermës Qumështore “Eurolona”, shprehu disa prej brengave të bizneseve me të cilat po ballafaqohen si në tregun e brendshëm po ashtu edhe në depërtimin e prodhimeve në tregun e jashtëm./gazetametro.net