Loading…

Qeveria e Kosovës lanson platformë online për konsultime publike

  • 22/02/2017 | 08:47

Qeveria e Kosovës lanson platformë online për konsultime publike

Pas hyrjes në fuqi të Rregullores së Qeverisë nr. 05/2016 mbi standardet minimale për procesin e konsultimit publik më 1 janar 2017, Qeveria e Kosovës do të lansojë platformën online për konsultime publike, si mjet kryesor për zbatimin e standardeve të aprovuara minimale në procesin e politikbërjes.


 

Platforma online është pikë e vetme e qasjes për të gjitha konsultimet publike të kryera nga organet publike mbi projektligjet, koncept dokumentet, dokumentet strategjike dhe aktet e tjera që i nënshtrohen konsultimeve publike, në përputhje me Rregulloren.

Platforma u zhvillua me mbështetjen e projektit dy vjeçar të financuar nga BE-ja “Mbështetja e zbatimit të strategjisë së qeverisë për bashkëpunim me shoqërinë civile”, e cila synon të përmirësojë kapacitetin e Qeverisë së Kosovës në krijimin e bashkëpunimit efektiv me shoqërinë civile në përmbushjen e reformave ekonomike dhe sociale.

Kjo ngjarje do të ofrojë mundësi diskutimi mbi sfidat dhe mundësitë e zbatimit të standardeve minimale të procesit të konsultimit publik me aktorët kryesor të shoqërisë civile, organeve të qeverisë, komunitetit të donatorëve dhe medias.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë