Qeveria e Kosovës ka miratuar Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike prej 420 milionë euro, shkruan Gazeta Metro.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se kjo pako kap shumën prej 420 milionë eurove.
Murati ka bërë të ditur se ka kategori dhe nënkategori që do të mbështeten nga e njëjta.
“Pakoja do të ketë 420 milionë eurove. Në kuadër të pakove hyjnë edhe bonot e diasporës. Kjo pako përbëhet nga pesë grupe të masave e disa nga to janë Ringjallja e Ekonomisë, mbështetja për shërbimet publike, investimi në infrastrukturë dhe ambient dhe mbështetja për familjet”, ka thënë Murati./gazetametro.net