Loading…

Qeveria e Kosovës vendos për pagesën e policës kufitare për bashkëatdhetarët

  • 26/01/2022 | 11:08

Qeveria e Kosovës vendos për pagesën e policës kufitare për bashkëatdhetarët

Qeveria vendos për pagesën e policës kufitare për bashkëatdhetarët në vitin 2022, shkruan Gazeta Metro.


Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se mbulimi i policës kufitare do të vlejë deri më 31 dhjetor 2022.

“Ky propozim vendim ka për qëllim subvencionimin e policës kufitare e cila vlen deri më 31 dhjetor 2022. Kemi të bëjmë me një vendim në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike, në kuadër të kësaj kemi paraparë që të vazhdohet mbulimi i policës kufitare deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare të kësaj çështje”, tha Murati në Mbledhjen e qeverisë.

Kujtojmë, që  Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar dy projektligje: Lehtësira doganore Kosovë – Shqipëri dhe njohje e stazhit të punës./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë