Loading…

Qeveria e Kurti mund të ketë 199 këshilltarë, vetëm 7 më pak se ajo e Haradinajt

  • 26/02/2020 | 19:39

Qeveria e Kurti mund të ketë 199 këshilltarë, vetëm 7 më pak se ajo e Haradinajt

Punësimet familjare dhe rehatimi i militantëve partiak po vazhdon edhe nga qeveria Kurti, ani pse këta të fundit u zotuan dhe tërë fushatën premtuan se do ta çkapin shtetin dhe do ta respektojnë meritokracinë, shkruan Gazeta Metro.


Qeveria Kurti mund të emëron deri 199 këshilltarë, vetëm shtatë këshilltarë më pak sesa qeveria Haradinaj, të cilën Kurti e kritikoi për këtë dhe premtoi se nuk do ta bënte të njëjtën.

Kjo qeveri, do të ketë me 3 zëvendëskryeministra e 6 ministri më pak se e Haradinajt, por mund të emërojë deri në 199 këshilltarë. Kurse qeveria Haradinaj në total kishte 5 zëvendëskryeministra e 21 ministra, ka pasur gjithsej 206 këshilltarë.

Albin Kurti si kryeministër mund të emëron deri në 34 këshilltarë, zëvendëskryeministrat e tij deri në 30 këshilltarë, kurse 15 ministrat e tij deri në 135 këshilltarë, ku gjithsej janë 199 këshilltarë.

Kurse Kryeministri Ramush Haradinaj, kishte 35 këshilltarë,  zëvendëskryeministrat e tij 45 këshilltarë, kurse 21 ministrat kishin 126 këshilltarë, që gjithsej i bie 206 këshilltarë.

Kryeministri Albin Kurti me të ardhur në krye të Qeverisë ka realizuar apo bërë ‘Rregulloren (QRK) – nr. 05/2020′, kjo rregullore parasheh përgjegjësinë e zyrës së kryeministrit, zëvendëskryeministrave dhe ministrave të tij, shkruan Gazeta Metro.

Sipas kësaj rregullore të Qeverisë Kurti, parashihet që zëvendëskryeministri i parë që në këtë rast i takon LDK’së, dhe në atë pozitë është Avdullah Hoti, kë të drejtë të punëson deri në 10 këshilltarë politikë.

Zëvendëskryeministri i dytë, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, po ashtu ka të drejtën të emëron deri në 10 këshilltarë politikë, shkruan Gazeta Metro.

Hoti dhe Abazi tani mund të emërojnë së bashkë dhe të punësojnë deri në 30 këshilltarë politikë, 20 të brendshëm dhe 10 të jashtëm..//gazetametro.net

Rregullorja e re: Zv/kryeministrat e Kurtit mund të emërojnë deri në 30 këshilltarë për vete

Brenda 1 jave: Qeveria Kurti rehaton familjarët e Sali Zybës, Xhelal Sveçles, Lumir Abdixhikut e Fitim Ukës

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë