Loading…

Qeveria e re gjermane premton kufizim të eksportit të armatimit, opozitarët i quajnë hipokritë

  • 27/12/2021 | 17:19

Qeveria e re gjermane premton kufizim të eksportit të armatimit, opozitarët i quajnë hipokritë

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se legjislacioni i ri për të kontrolluar eksportet e armëve ishte në rrugë e sipër. Në ditët e fundit në pushtet, qeveria e Merkelit miratoi gati 5 miliardë euro shitje armësh. Kritikët nga blloku i djathtë gjerman i vlerësuan kritikat e partive e majta nuk ishin asgjë tjetër veçse lotë krokodili.


Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se qeveria e re e koalicionit do të prezantojë një ligj që shtrëngon kufizimet në eksportet e armëve.

Politikania e të Gjelbërve i bëri komentet disa ditë pasi u zbulua se qeveria e ish-kancelares Angela Merkel, kishte miratuar kontrata eksporti me vlerë rreth 5 miliardë euro me Egjiptin dhe Singaporin, kur po përgatitej të dorëzonte pushtetin.

“Si koalicion, ne e kemi bërë të qartë se po rishikojmë politikën e eksportit të armëve të viteve të fundit”, i tha Baerbock agjencisë gjermane të lajmeve dpa të dielën. “Ne po punojmë për një ligj për kontrollin e eksportit të armëve që do të qartësojë kriteret për miratimin e eksporteve të armëve.”

Qeveria e re e koalicionit – e përbërë nga socialdemokratët e qendrës së majtë (SPD), të Gjelbërit dhe liberalët e FDP – është zotuar në marrëveshjen e koalicionit të kufizojë eksportet e armëve në të ashtuquajturat vende të treta, në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Këtu përfshihet Egjipti, i cili ka qenë një nga destinacionet kryesore për eksportet e armëve të Gjermanisë.

Qeveria e mëparshme miratoi shitjen e tre anijeve luftarake dhe 16 sistemeve të mbrojtjes ajrore nga Thyssenkrupp Marine Systems dhe Diehl Defense në këtë vend të Afrikës së Veriut.

Miratimi erdhi në nëntë ditët e fundit të Merkelit në pushtet dhe me gjithë kritikat mbi situatën e të drejtave të njeriut të Egjiptit dhe përfshirjen e tij në konfliktet në Jemen dhe Libi.

U nënshkrua gjithashtu një marrëveshje për dërgimin e një nëndetëseje ushtarake në Singapor.

Të shtunën, shifrat e Ministrisë së Ekonomisë, të kërkuara nga një politikan i Partisë Socialiste të krahut të majtë, nxorën në pah se marrëveshjet e minutës së fundit arritën në afro 5 miliardë euro.

Këto marrëveshje bënë që eksportet gjermane të armëve të arrijnë një rekord të ri në vitin 2021, përkatësisht 9.04 miliardë euro. Rekordi i mëparshëm për eksportet gjermane të armëve ishte 8.02 miliardë euro në vitin 2019, përpara pandemisë së COVID-19.

Së bashku me Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Francën, Gjermania është një nga eksportuesit më të mëdhenj të armëve në botë, sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm.

Gjermania ishte përgjegjëse për 5.5% të eksporteve globale të armëve midis viteve 2016 dhe 2020.

Eksperti i politikës së jashtme të bllokut konservator, Roderich Kiesewetter i mbrojti marrëveshjet e qeverisë në largim, duke thënë se ato ishin bërë “brenda kornizës ligjore të vlefshme”.

Ai tha për dpa se kritikat e partive e majta nuk ishin asgjë tjetër veçse lotë krokodili.

Kiesewetteri tha se ishte jetike të mbroheshin interesat e sigurisë së Gjermanisë në reformën e ardhshme të kontrolleve të eksportit të armëve.

“Është në interesin e Gjermanisë që vendet e Lindjes së Mesme të vazhdojnë të mbështeten në politikën e tyre të armatimit nga shtetet e BE. Nuk është në interesin tonë nëse në të ardhmen këto shtete i marrin furnizimet nga Kina ose Rusia”, paralajmëroi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë