Loading…

Qeveria gjermane publikon për herë të parë armët e dërguara në Ukrainë

  • 21/06/2022 | 23:02

Qeveria gjermane publikon për herë të parë armët e dërguara në Ukrainë

Në kuadër të luftës në Ukrainë, Gjermania e ka furnizuar këtë vend me armatime të ndryshme. Pas SHBA-së edhe Gjermania ka publikuar sot listën e armëve të dërguara dhe që do të dërgojë në Ukrainë.


Qeveria gjermane ka publikuar për herë të parë një listë të dërgesave të armëve në Ukrainë.

Në të pasqyrohen të gjitha armët dhe pajisjet ushtarake që tashmë i janë dorëzuar Ukrainës dhe janë planifikuar për dorëzim.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për armë nga stoqet e Forcave të Armatosura Gjermane dhe dërgesa nga industria gjermane e armatimeve. Lista përditësohet rregullisht.

Kjo metodë shtëpiake do të vrasë prostatitis në vetëm 3 ditë

Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit tha në Berlin se me këtë publikim, Gjermania ndjek praktikën e aleatëve më të afërt, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndër armët e dorëzuara deri tani janë 3000 predha topash të lehtë kundërtank, 100.000 granata dore, 500 raketa kundërajrore Stinger, 100 mitralozë dhe 16 milionë fishekë. Përveç kësaj, ka shumë pajisje si 23.000 helmeta luftarake, 14.900 mina antitank, mjete motorike, 1.200 shtretër spitalorë  dhe katër pajisje elektronike anti-dronë dhe një spital fushor.

Pothuajse katër muaj pas fillimit të luftës, nga Gjermania mbërriti në Ukrainë edhe artileria e parë e rëndë, sipas burimeve ukrainase. Ambasadori ukrainas Andrij Melnyk konfirmoi për agjencinë gjermane të shtypit se armët moderne kanë mbërritur në Ukrainë.

Qeveria gjermane ka në plan ta furnizojë Ukrainën, ndër të tjera edhe me 30 tanke anti-ajrore Gepard dhe një sistem të mbrojtjes ajrore Iris-T SLM si dhe tre raketahedhës të shumëfishtë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë