Loading…

Qeveria Haradinaj keqpërdori dhe shteri Fondin Rezervë të shtetit

  • 17/11/2019 | 21:51

Qeveria Haradinaj keqpërdori dhe shteri Fondin Rezervë të shtetit

Qeveria e Ramush Haradinajt shquhet për skandalet e shumta dhe keqpërdorimet gjatë qeverisjes, madje Haradinaj ka ndarë më së shumti mjete financiare të fondit rezervë, krahasuar me qeveritë e kaluara, shkruan Gazeta Metro.


Mjetet financiare të fondit rezervë nga Haradinaj përdoreshin për shumë arsye, por ato harxhoheshin qysh në fillim të periudhës së parë të vitit.

Nga afër 5 milionë euro, sa ishte shuma, ekzekutivi i udhëhequr nga Ramush Haradinaj deri tani ka shpenzuar mbi 4 milionë e 600 mijë euro.

Keqpërdorimi i fondeve rezervë nga Haradinaj nuk u ndal përgjatë këtyre dy viteve, pavarësisht kritikave nga analistët dhe njohësit e ekonomisë në Kosovë.

Kujtojmë se në fondin rezervë aktualisht kanë mbetur vetëm afër 158 mijë euro./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë