Qeveria e Kosovës e ka lejuar kryeministrin serb, Aleksandar Vucic, të vizitojë Kosovë, por vizita do të zgjatë vetëm tri orë.
Ministri i Punëve të Jashme në Qeverinë e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur që leja për Vucic’in është vetëm tre orëshe, shkruan gazetametro.net.
Hoxhaj tha se ky vendim për lejimin e hyrjes së Vucic’it ishte i vështirë për Qeverinë, pas gjithë provokimeve që kanë ardhur nga Serbia kohëve të fundit.
Këto i tha Hoxhaj në konferencën për media pas takimit me ministrin e Jashtëm të Luksemburgut, Jean Asselborn.
Vucic dje kishte bërë kërkesë ndaj Qeverisë së Kosovës që të lejohet të kryej një vizitë në Kosovë, por shteti kosovar kishte kushtëzuar ardhjen e tij me mosmarrjen e dy ministrave të cilët e kanë të ndaluar hyrjen në Kosovë./gazetametro.net